Një 41-vjeçare me origjinë shqiptare është vënë nën hetim nga autoritetet greke, pasi dyshohet se për vite me radhë ka përvetësuar materiale dhe produkte nga një spital publik në Selanik, ku punonte si punonjëse pastrimi.
Mes produkteve që dyshohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme është edhe mjalti, ndërsa lista e sendeve të gjetura ka ngritur dyshime për një veprimtari që ka vazhduar për një kohë të gjatë.
Pas përfundimit të hetimeve, ndaj 41-vjeçares është hapur një dosje penale. Në kuadër të hetimit, policia kontrolloi edhe banesën e saj, ku raportohet se u gjetën një numër i konsiderueshëm sendesh dhe produktesh që dyshohet se i përkisnin spitalit.