Safet Bajri në burg, shqipet e Amerikës i urojnë ditëlindjen në Time Square

Safet Bajri në burg, shqipet e Amerikës…

Figura e Safet Bajrit vijon të tërheqë vëmendjen jo vetëm për shkak të akuzave të rënda penale që rëndojnë mbi të, por edhe për mbështetjen dhe simpatinë që ai duket se gëzon tek një pjesë e shqiptarëve.

Sot, në ditën e 42-vjetorit të lindjes së tij, emri i Bajrit ka kaluar përtej kufijve të Shqipërisë, madje ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një prej monitorëve në SHBA është shfaqur fotografia e Safet Bajrit, e shoqëruar me një mesazh të veçantë urimi:

“Shqiponja nuk pyet sa i lartë është mali, ajo njeh vetëm horizontin që i përket! Gëzuar ditëlindjen.”

Kjo nuk është hera e parë që mbështetësit e Bajrit organizojnë mesazhe apo gjeste publike në shenjë solidariteti me të. Edhe më herët, pranë burgut të Reçit janë ngritur parashuta me mesazhe në mbështetje të tij.

Safet Bajri ndodhet aktualisht i arrestuar me urdhër të SPAK dhe përballet me akuza të rënda, përfshirë edhe atë të vrasjes. Megjithatë, problemet e tij me drejtësinë nuk kanë ndalur mbështetësit që të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë personazhit që prej vitesh njihet nga shumëkush si “i forti i Shkodrës”.

Nga burgu i Reçit deri përtej Atlantikut, urimet për 42-vjetorin e Safet Bajrit tregojnë se figura e tij vazhdon të mbetet një nga më të komentuarat dhe më të diskutueshmet në Shqipëri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit