Një konflikt me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit në zonën e Laprakës, ku dy persona, D. T 35-vjeç dhe B. D 39-vjeç, miq me njëri-tjetrin, mbetën të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se 36-vjeçari Arbër Krrashi, banues në Tiranë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, për motive të dobëta.
Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa dy të plagosurit kanë shkuar vetë për të ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e 36-vjeçarit, ndërsa po hetohen të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në përplasjen me armë.