Pas rrethimit legjendar të Shkodrës në vitin 1913 nga forcat malazeze, i cili dikur lëkundte muret e kalasë, qyteti heroik sot po përballet me një rrethim tjetër, sa absurd aq edhe sarkastik, të ndërmarrë nga forcat e bashkuara të kryebashkiakut Benet Beci dhe Vasil Naçit.
Ndërsa kryebashkiaku Beci, i pandehur si hajdut pas dyshimeve për tjetërsimin e tokës vakëf të xhamisë (në këmbim të një xhenazehaneje), ku madje Policia Bashkiake nën drejtimin e tij hoqi edhe tabelën e vendosur nga Myftinia e Shkodrës përballë kantierit të kullës 35-katëshe pranë ish-hotel “Turizmit”, tabelë që mbante një citim të Profetit Muhamed dhe përmes së cilës Myftinia denonconte atë që e cilësonte si grabitje pronash, shquhet tashmë si një “promovues” i çuditshëm i bashkëjetesës fetare, duke mbjellë kioska birre ELBAR me alkool 4% mu ngjitur me Xhaminë e Ebu Beker, qytetarët nuk mund veçse ta ndjekin këtë degradim urban me ironi të hidhur, sidomos kur duket qartë se komuniteti mysliman ka marrë fund njëherë e mirë dhe nuk ngrihet më fare, duke fjetur gjumë mbi heshtjen e tyre mortore.
Duke parë se si kanë katandisur punët dhe se si Vasil Naçi, minoritari i Dropullit, që është mësuar të jetojë në bashkëjetesë fetare, e feston këtë “paqe” duke bërë “gëzuar” me birra në dyert e xhamisë.
Ndërkohë që shkodranët përballojnë me një durim madhështor këtë fyerje të hapur të simboleve të tyre dhe ndërsa institucionet fetare duket se kanë dhënë shpirt përfundimisht, duke mos nxjerrë asnjë fije zëri, pyetja që ngrihet vetvetiu është nëse Benet Beci ka bërë ndonjë pakt të fshehtë me vetë djallin, duke vazhduar të mbetet kaq i qetë dhe si “kotelja e përkëdhelur” e SPAK-ut.