"Zonja hedh tulla nga tarraca, na shkatërroi makinat"

“Zonja hedh tulla nga tarraca, na shkatërroi…

Një banor i zonës së Ali Demit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese të ndodhur në një prej pallateve të lagjes.

Në pamjet e mbërritura në redaksi, një grua shihet teksa ngjitet në tarracën e pallatit dhe hedh tulla nga lart, të cilat përfundojnë mbi automjetet e parkuara poshtë duke shkaktuar dëme.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar zonjën në këtë veprim, ndërsa situata ka krijuar shqetësim të madh te banorët. Hedhja e tullave nga një lartësi e tillë mund të kishte shkaktuar pasoja shumë më të rënda nëse në atë moment do të kishte kaluar ndonjë person.

Banorët kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt për të parandaluar përsëritjen e një situate të tillë dhe për të marrë masat e nevojshme lidhur me ngjarjen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit