Nëna u bashkua me vëllain e saj
Një zonjë e moshuar, rreth 80-90 vjeçe, është gjetur e vetme në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë, ndërsa qytetarët që kanë rënë në kontakt me të i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në gjetjen e familjarëve të saj.
Sipas asaj që ka treguar vetë zonja, ajo kërkon të vëllanë.
Zonja ka treguar se banesën e ka pranë Kopshtit 25, por thotë se nuk ka çelësat me vete. Aktualisht ajo ndodhet me qytetarë që kanë kërkuar ndihmë për të moshuarën, ndërsa sipas tyre nuk kanë mundur ende të kontaktojnë policinë.
Zonja nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi, ndaj informacionet e mësipërme janë ato që ajo ka mundur të tregojë dhe nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur.
Apeli i JOQ Albania shkon për familjarët e saj: Ju lutemi të kontaktoni me redaksinë ose të shkoni pranë zonjës për të verifikuar situatën dhe për t’u kujdesur për të.
Nëse dikush e njeh këtë zonjë apo ka informacion për familjen e saj, është i lutur të na shkruajë.