Zhduket 26-vjeçari shqiptar në Itali, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 26-vjeçari shqiptar në Itali, kërkohet ndihmë…

Familjarët e Ferdinand Nokajt, një 26-vjeçar shqiptar që jeton në Itali, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për ndihmë në gjetjen e tij, pasi kanë humbur kontaktet me të.

Sipas familjarëve, Ferdinandi është parë për herë të fundit pranë stacionit të trenit në Rovereto, rreth orës 17:00, pasi kishte përfunduar punën. Që nga ky moment, familja nuk ka mundur të kontaktojë me të dhe nuk ka informacion të sigurt se ku ndodhet.

Familjarët thonë se sinjali i telefonit të tij është regjistruar për herë të fundit në territorin e Italisë. Ata kanë ngritur edhe dyshimin se mund të jetë larguar drejt Austrisë, por theksojnë se bëhet fjalë vetëm për një aludim dhe se nuk kanë konfirmim për këtë.

Ferdinand Nokaj ka lindur në Itali dhe është student i Psikologjisë në Rovereto, Trento. Familjarët kanë vënë në dispozicion edhe numrat e tyre të telefonit për këdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tij:

+39 339 193 5332 – Francesko, babai i Ferdinandit
+39 347 524 4401 – Martin, vëllai i Ferdinandit

Çdo informacion, sado i vogël, që mund të ndihmojë në gjetjen e Ferdinandit, mund t’u përcillet familjarëve në këta numra ose redaksisë së JOQ Albania.

Nëse e keni parë Ferdinand Nokajn ose keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij, jeni të lutur të kontaktoni familjarët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit