“Shikojeni në çfarë kushtesh punojmë”/ Përmbytet morgu i Shkodrës

“Shikojeni në çfarë kushtesh punojmë”/ Përmbytet morgu…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e morgut të Shkodrës, pas përmbytjes së ambienteve.

Në videon e filmuar sot, dyshemeja e morgut shihet e mbuluar nga uji, ndërsa në pamje dallohen edhe mure të dëmtuara dhe tavani i çarë e pjesërisht i rrëzuar, ku janë të dukshme tubacionet dhe struktura e brendshme.

Gjatë videos, qytetari shpreh indinjatën për kushtet në të cilat punojnë:

“Shikojeni pak morgun, shih si është morgu. Shikoje, shikoje si është morgu i Shkodrës. Në çfarë kushtesh punojmë te morgu i Shkodrës. Shikojeni pak, shikojeni.”

Sipas qytetarit, përmbytja ka ardhur pas shpërthimit të një tubi uji. Ai ngre gjithashtu akuza ndaj drejtuesve të institucionit, duke pretenduar se nuk janë bërë investimet e nevojshme dhe se paratë janë përvetësuar.

Në mesazhet e dërguara në redaksi, qytetari përmend si drejtues Senad Hallunin dhe si nëndrejtor Lush Markun.

Pretendimet për mungesën e investimeve dhe për përvetësim fondesh nuk janë të verifikuara dhe kërkojnë sqarim nga institucionet përgjegjëse.

JOQ Albania publikon pamjet e filmuara sot nga qytetari dhe kërkon një reagim nga drejtuesit e morgut të Shkodrës dhe institucionet përgjegjëse për gjendjen e këtij ambienti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit