Kaos me radhën në Spitalin Memorial të Fierit: Ne presim, të tjerët futen me mik

Kaos me radhën në Spitalin Memorial të…

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mënyrën e organizimit të vizitave në Spitalin Memorial Fier, duke treguar se pacientët përballen me pritje të gjata dhe se radha e përcaktuar nuk respektohet.

Ai ka treguar se pacientët po presinme orë të gjata për të marrë shërbimin mjekësor, ndërsa mjeku është larguar për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Qytetari shprehet se problemi nuk lidhet vetëm me pritjen, por edhe me mënyrën se si vijon shërbimi pas rikthimit të mjekut.

Presim pacientë dhe doktori ikën për operacion. Ndërkohë që është aty, fut njerëz pa radhë dhe jo sipas numrit”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

Sipas tij, pacientët që kanë marrë një numër dhe presin prej kohësh ndihen të penalizuar, pasi persona të tjerë futen për vizitë pa respektuar rendin e pritjes.

Situata ka shkaktuar pakënaqësi te pacientët, të cilët kërkojnë më shumë transparencë në organizimin e vizitave dhe respektimin e radhës, në mënyrë që çdo pacient të trajtohet në mënyrë të barabartë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit