"Kamerat inteligjente në shkolla rrezikojnë fëmijët tuaj, pengojini!"

“Kamerat inteligjente në shkolla rrezikojnë fëmijët tuaj,…

Aktivisti Fatjon Rrapaj ka reaguar kundër instalimit të 31 kamerave inteligjente në gjimnazin “Qemal Stafa”, duke e cilësuar këtë si një cenim të dinjitetit dhe privatësisë së nxënësve. Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me përdorimin e teknologjisë së monitorimit dhe mënyrën se si do të administrohen të dhënat e nxënësve.

Rrapaj ngre gjithashtu pikëpyetje mbi kompaninë e huaj që qëndron pas sistemit dhe pretendon se të dhënat e fëmijëve mund të ruhen jashtë Shqipërisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe përdorimin e të dhënave biometrike. Ai u bën thirrje nxënësve dhe prindërve të kërkojnë transparencë mbi mënyrën e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të këtyre të dhënave, si dhe mbi garancitë ligjore për mbrojtjen e tyre.

Sipas aktivistit, monitorimi nuk kufizohet vetëm te “Qemal Stafa”, por përfshin rreth 20 shkolla në vend. Duke kujtuar protestat e vitit 2014 kundër armëve kimike, ku ai thotë se mori pjesë si nxënës, Rrapaj shprehet se beson se edhe gjimnazistët e sotëm do të reagojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. “Mos u bëni kavie”, është thirrja e tij kundër monitorimit me kamera inteligjente.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit