Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në oborrin e një banese në pronësi të shtetasit me inicialet S. G., ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar porta e banesës.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur veprimet për dokumentimin e saj. Grupi hetimor ka mbledhur provat dhe të dhënat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim përcaktimin e motivit të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të saj.