“Spiunat civilë po shoqërojnë njerëzit në trotuare, i vëzhgojnë dhe njoftojnë të tjerët”

“Spiunat civilë po shoqërojnë njerëzit në trotuare,…

Edhe protesta e sotme në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Deri më tani, 4 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa prej pikave kryesore të qytetit.

Por, përveç efektivëve të veshur me uniformë, në terren raportohet se janë angazhuar edhe persona me veshje civile.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se pranë qendrës tregtare ETC janë parë persona civilë që, sipas dëshmive, komunikojnë me radio dhe u japin udhëzime efektivëve për shoqërimin e qytetarëve.

Një dëshmitar thotë se këta persona kanë ndjekur dhe vëzhguar qytetarë në trotuare, përfshirë edhe persona që ishin thjesht duke kaluar në zonë, ndërsa më pas u kanë dhënë shenja efektivëve për ndërhyrje.

Këtu te ETC është një person i veshur civil që komandon të tjerët me radio dhe arrestojnë personat në trotuar. Persona të mitur, ose të tjerë që thjesht po kalonin. I shkonte mbrapa, dëgjonte bisedat që bënin dhe i jepte shenjë të tjerëve që t’i arrestonin. Largohen sapo shohin që po i filmon dikush”, shprehet dëshmitari.

Ndërkohë, protesta e sotme e qytetarëve vijon të jetë e përqendruar në disa pika të Tiranës, me fokus kryesor zonën pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit