Një qytetar, i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar situatën financiare dhe pagesat në Klubin Sportiv Student.
Sipas denoncimit, drejtori i klubit dhe financierja nuk kanë kaluar pagat e punonjësve dhe sportistëve prej rreth tre muajsh. Qytetari thotë se si justifikim është përdorur mungesa e fondeve nga Bashkia, ndërsa, sipas tij, në llogarinë e klubit ndodhen aktualisht rreth 840 milionë lekë.
Në denoncim ngrihen gjithashtu pikëpyetje për punësimin e disa personave, të cilët, sipas qytetarit, marrin paga mbi 1.5 milionë lekë dhe nuk kanë lidhje me aktivitetin sportiv të klubit.
Një tjetër shqetësim lidhet me financieren për të cilën qytetari thotë se vijon të jetë në marrëdhënie pune me kontratë njëvjeçare, pavarësisht se ka dalë në pension.
Qytetari u bën thirrje institucioneve shtetërore, përfshirë strukturat që hetojnë çështjet ekonomike, që të verifikojnë situatën dhe të marrin masa nëse konstatohen shkelje.
Denoncimi:
Pershendetje Drejtori i klubit studenti B.N dhe financierja E.Ç te cilet kane 3 muaj qe nuk kalojne pagat dhe justifikohen duke then se bashkia nuk ka fonde nderkoh qe fondi aktual i KS qe ekziston aktualisht ne llogarine e klubit eshte 840 milion leke.
Nderkohe qe mbajne njerzit e vet ne pune me paga mbi 1 milion e gjys leke dhe qe s kan lidhje fare me sportin gjithashtu financierja vazhdon t qendroj ne pune me kontrat 1 vjecare edhe pse ka dal ne pension.
I bej thirrje institucioneve te shtetit si dhe krimit ekonomik qe te reagojne sa me shpejte per kta hajdut qe perfitojne mbi sportistet .
Faleminderitt
Anonim te lutem