Që prej moshës 1-vjeçare me paralizë cerebrale, operacioni në Gjermani mund t’i ndryshojë jetën Vilsonit

Që prej moshës 1-vjeçare me paralizë cerebrale,…

GOFUNDME


Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë për Vilson Agasin, një 23-vjeçar i cili që prej moshës një vjeçare përballet me paralizën cerebrale spastike infantile, sindroma të tjera paralitike dhe paraplegji inferiore.

Këto probleme shëndetësore kanë sjellë kufizime të mëdha në lëvizje, duke e kthyer përditshmërinë e Vilsonit në një sfidë të vazhdueshme.

Ai është një djalë i ri me dëshira, ëndrra dhe vullnet për të jetuar një jetë sa më të pavarur.

Sot, për të ekziston një mundësi e rëndësishme. Së shpejti, Vilsoni pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Gjermani, me synim përmirësimin e gjendjes së tij dhe të cilësisë së jetës.

Megjithatë, operacioni është vetëm hapi i parë. Pas ndërhyrjes do të nisë një fazë tjetër, po aq e rëndësishme: fizioterapia intensive dhe afatgjatë, rehabilitimi, përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe ndjekja e vazhdueshme mjekësore.

Trupit të Vilsonit do t’i duhet kohë, punë dhe përkushtim për t’u përshtatur me ndryshimet pas ndërhyrjes dhe për të përfituar sa më shumë prej saj. Për këtë arsye, rehabilitimi pas operacionit është një pjesë thelbësore e procesit.

Familja dhe të afërmit e Vilsonit kanë nisur një apel për mbështetje financiare, me qëllim sigurimin e fondeve të nevojshme për: operacionin në Gjermani, udhëtimin dhe qëndrimin, fizioterapinë dhe rehabilitimin afatgjatë, pajisjet ndihmëse dhe kontrollet dhe monitorimin mjekësor pas ndërhyrjes.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të ndihmojë në këtë rrugëtim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit