Rojet e zjarreve në Tepelenë: Kemi punuar dy muaj dhe nuk jemi paguar

Rojet e zjarreve në Tepelenë: Kemi punuar…

Një qytetar ka denoncuar përmes redaksisë tonë vonesën e pagesave për punonjësit e angazhuar si roje zjarresh pranë Bashkisë Tepelenë.

Ai ka treguar se disa persona janë punësuar me kontrata dy-mujore për periudhën qershor-korrik dhe kanë kryer detyrat e tyre, por deri më tani nuk kanë marrë pagesat për punën e kryer.

Jemi roje zjarresh me kontratë dy-mujore. Qershor-korrik kemi punuar”, shprehet qytetari, duke ngritur shqetësimin se pagesat ende nuk janë ekzekutuar.

Ai thotë se ka kërkuar informacion dhe përgjigje nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, por sipas tij nuk ka marrë një sqarim konkret.

Nuk ka përgjigje as nga kryetari i bashkisë, as nga shefi i financës dhe as nga shefi i emergjencave në Bashkinë Tepelenë”, thotë ai.

Qytetari ngre gjithashtu akuza lidhur me menaxhimin e fondeve dhe pretendon se drejtues të caktuar kanë përfituar shpërblime, ndërsa punonjësit e angazhuar për shërbimin zjarrfikës nuk janë paguar.

“I kam kërkuar lekët dhe më thonë se nuk ka lekë”, shprehet ai, duke shtuar ai.

Qytetari i bën thirrje Bashkisë Tepelenë dhe strukturave përgjegjëse të japin një sqarim zyrtar mbi statusin e kontratave, fondet e parashikuara për pagesat e rojeve të zjarreve, si dhe shpërblimet e dhëna gjatë kësaj periudhe.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit