Kur vjen puna te kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve të rëndësishëm, propaganda qeveritare na ka mbushur mendjen se spitalet tona shtetërore janë bërë mrekulli evropiane që meritojnë çdo lëvdatë e marketing të mundshëm.
Megjithatë, kur vetë kryebashkiaku i Tiranës, ai njeriu që ka derdhur aq shumë djersë duke “mbjellë pemë” nëpër kryeqytet sa t’ua gjelbërojë shpirtrat banorëve, gjendet papritur përballë emergjencave të qelisë dhe vendimit të prerë të Gjykatës së Lartë që e la pas hekurave pak ditë më parë, preferencat e tij ndryshojnë rrënjësisht. Në vend që të shkojë me krenari te spitali shtetëror që aq shumë e reklamon qeveria e tij, ai zgjedh të drejtohet me ambulancë drejt dyerve të një spitali privat si “Salusi”, i cili duket se gëzon gjithashtu favore të ngrohta nga shteti.
Është vërtet për t’u habitur se si ky kalorës i “pemëve” dhe betonit urban, sapo ndien nevojën për dhomë me ajër të kondicionuar dhe çarçafë të bardhë, i harron mrekullitë e shëndetësisë publike dhe strehohet te Salusi, një hajdut fiks si Amerikani, ku favoreve shtetërore nuk u mungon asnjë detaj, duke vërtetuar edhe një herë se për “elitat”, spitalet e shtetit janë vetëm për reklamë televizive, ndërsa privatët mbeten streha e preferuar e rehatisë.