AKU ka marrë pushimet, datat e skadencave fshihen me dorë kudo

AKU ka marrë pushimet, datat e skadencave…

Një qytetar ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë ushqimore, pasi ka konstatuar një parregullsi në paketimin e një pako cibukësh të blera në një market.

Ai ka treguar se në pakon e cibukëve me erëza data e skadencës, e stampuar në ambalazh, fshihej lehtësisht vetëm duke e gërvishtur me dorë.

Qytetari thotë se fillimisht ka konstatuar një shije të pazakontë te produkti dhe më pas ka kontrolluar datën e skadencës. Sipas tij, data e stampuar rezultonte të ishte viti 2026, por ajo hiqej lehtësisht nga sipërfaqja e paketimit.

Sapo i bleva, ndjeva një shije si të mykur. Kur pashë datën e skadencës, ishte 2026, por fshihej me dorë”, shprehet ai.

Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën e stampimit të të dhënave në ambalazhet e produkteve ushqimore, si dhe mbi kontrollet që kryhen për të garantuar që informacioni i paraqitur te konsumatorët të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Qytetari kërkon që autoritetet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe mënyrën se si shënohen dhe kontrollohen afatet e produkteve ushqimore që tregtohen në vend.

Ai u bën thirrje edhe konsumatorëve të tjerë që të tregohen të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve ushqimore, duke kontrolluar me vëmendje etiketat, datat e skadencës dhe çdo element tjetër të informacionit të afishuar në ambalazh.

Raste të tilla, sipas tij, duhet të nxisin kontrolle më të kujdesshme dhe raportimin e çdo parregullsie të konstatuar, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit