Lumturia u vra me thikë nga bashkëshorti, në shtëpi ndodhej nipi i mitur dhe dhëndri

Lumturia u vra me thikë nga bashkëshorti,…

Lumturie Patushi është viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

58-vjeçarja dyshohet se u godit me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj, 68-vjeçari Hysni Patushi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Panorama”, pas një konflikti mes çiftit. Pas aktit, 68-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rreth dy orë më vonë u lokalizua dhe u arrestua nga efektivët e Policisë së Tiranës në zonën e Kamzës.

Dyshohet se momenti i krimit është përjetuar edhe nga nipi i mitur dhe dhëndri i çiftit, duke e bërë edhe më të rëndë situatën.

Deri në këto momente, detaje të tjera mbi shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes mbeten të paqarta. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi vrasja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit