"Zënë mbi 30 vende parkimi, problemi vazhdon dhe pse jemi ankuar te Policia Bashkiake"

“Zënë mbi 30 vende parkimi, problemi vazhdon…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem që, sipas tij, vijon prej kohësh në zonën pranë Stadiumit “Dinamo”.

Qytetari pretendon se një biznes që më parë, sipas tij, operonte me emrin “Piemonte”, ndërsa aktualisht njihet si “Alfantino”, përdor në mënyrë të padrejtë një numër të konsiderueshëm hapësirash publike parkimi. Ai thotë se bëhet fjalë për më shumë se 30 vende dhe se hapësirat zihen me motorë dhe mjete të tjera, duke ua bërë të vështirë qytetarëve gjetjen e një vendparkimi.

Sipas tij, shqetësimi i është përcjellë disa herë Policisë Bashkiake përmes emaileve dhe mesazheve, por problemi nuk është zgjidhur.

Në një përgjigje të datës 12 maj 2026, Policia Bashkiake i ka bërë me dije qytetarit se ka kryer verifikime dhe kontrolle në terren në zonën pranë Stadiumit “Dinamo”. Sipas institucionit, gjatë kontrolleve janë konstatuar mjete të parkuara në kundërshtim me rregullat dhe për to janë marrë masa administrative.

Megjithatë, qytetari pretendon se situata vazhdon dhe kërkon që kontrollet të mos mbeten vetëm në masa sporadike, por të gjendet një zgjidhje përfundimtare për përdorimin e hapësirave publike.

Ai propozon që, nëse vendet e parkimit janë me pagesë, ato të përcaktohen qartë si të tilla dhe të shmanget çdo mundësi që hapësirat publike të shfrytëzohen në mënyrë të padrejtë nga individë apo biznese.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit