Pas denoncimit në JOQ/ Reagon pronari: “Makinat e mia janë personale dhe kanë pullë rezidenti”

Pas denoncimit në JOQ/ Reagon pronari: “Makinat…

Pas denoncimit të publikuar më herët në JOQ Albania lidhur me parkimin pranë Stadiumit “Dinamo”, ka reaguar subjekti “Alfatino”, i cili kundërshton disa nga pretendimet e ngritura nga qytetari.

Në reagimin e tij, përfaqësuesi i subjektit thotë se mjetet që shfaqen në pamjet e publikuara janë mjete personale dhe, sipas tij, janë të pajisura me pullë rezidenti, në përputhje me rregullat përkatëse.

Ai sqaron gjithashtu se pjesa e flotës që nuk disponon pullë rezidenti ka marrë masa administrative nga autoritetet.

Subjekti kundërshton edhe pretendimin për zënien e më shumë se 30 vendeve të parkimit, duke e cilësuar këtë shifër të ekzagjeruar. Sipas tij, “Alfatino” nuk disponon një numër të tillë automjetesh dhe disa prej mjeteve janë me qira, jo të parkuara në mënyrë të përhershme në hapësirat publike.

30 vende parkimi është ekzagjerim pa masë, pasi ne nuk posedojmë atë numër makinash. Plus që makinat ndodhen me qira dhe jo të parkuara, edhe aty nuk ndodhen aq vende parkimi.

Përfaqësuesi i subjektit e konsideron denoncimin të pasaktë dhe pretendon se publikimi ka dëmtuar imazhin e biznesit.

JOQ Albania publikon reagimin e “Alfatino” si pjesë e transparencës dhe për t’i dhënë hapësirë edhe versionit të subjektit të përmendur në denoncimin e mëparshëm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit