Policia aksion ndaj qytetarit, ai ankohet: Më prishët kamerën dhe erdhët pa dokumente!

Policia aksion ndaj qytetarit, ai ankohet: Më…

Një qytetar nga Saranda i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një ndërhyrje të policisë në banesën e tij, e cila, sipas tij, ka ndodhur disa javë më parë.

Qytetari ka dërguar një video nga hyrja e banesës, ku shihen disa punonjës policie gjatë ndërhyrjes. Në pamje duket gjithashtu një prej efektivëve duke ndërhyrë te kamera e sigurisë e vendosur në hyrje të banesës, e cila dëmtohet gjatë veprimit.

Sipas denoncuesit, policia ka hyrë në banesë për kontroll pa i lënë një mandat kontrolli apo dokumentet përkatëse. Ai pretendon gjithashtu se pas kontrollit nuk i është lënë as procesverbal për ndërhyrjen.

“Policia duke prishur kamerat dhe duke manipuluar ngjarjet”, shkruan qytetari në denoncimin e tij, ndërsa pretendon se ndërhyrja është kryer pa dokumentacionin që, sipas tij, duhet të shoqërojë një kontroll në banesë.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë momentin kur një prej punonjësve të policisë ndërhyn te kamera e sigurisë në hyrje të banesës, ndërsa pretendimet e tjera të qytetarit lidhur me dokumentacionin e kontrollit nuk mund të verifikohen nga videoja.

Nëse Policia e Sarandës ka një sqarim lidhur me rastin, JOQ Albania është e gatshme ta publikojë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit