Ahmetaj për Ballukun: Plaçkitësja është kalë i ngordhur i florinjtë dhe me barkun me diamant

Ahmetaj për Ballukun: Plaçkitësja është kalë i…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta ndaj deputetes dhe ish-ministres Belinda Balluku, duke komentuar çështjen e kërkesës për heqjen e imunitetit të saj.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj e cilësoi si të pakuptimtë vonesën e procedurës, ndërsa përdori gjuhë të ashpër ndaj Ballukut.

“Plaçkitësja është kalë i ngordhur i florinjtë dhe me barkun me diamant”, deklaroi Ahmetaj, duke shtuar se për të nuk ka më rëndësi thjesht procedura e heqjes së imunitetit, por që ajo të përballet me atë që ai e konsideron rrugën e merituar.

Duke iu referuar akuzave për shkelje të barazisë në tendera, Ahmetaj tha se Balluku ka prekur një numër të madh tenderash gjatë kohës në drejtim të institucioneve.

“Nuk ka tendera që nuk e ka prekur ajo. A janë mirë këta? Çfarë e ka detyruar SPAK-un një vit e gjysmë të bëjë këtë që ka bërë me këtë çështje?”, u shpreh ai.

Ahmetaj vijoi me akuza të tjera ndaj ish-ministres, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si, sipas tij, ajo ka ushtruar pushtetin në institucionet që ka drejtuar.

“Ku e gjeti fuqinë ajo? Ku? Ku? Ku e gjeti që të bënte Air Albanian si dreq, rrugët si dreq, energjinë si dreq. Ku e gjeti? Kush ia dha këtë të drejtë?”, tha Ahmetaj.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur çështja e imunitetit të Ballukut është në qendër të debatit politik dhe juridik, ndërsa procedurat përkatëse vijojnë të jenë objekt diskutimi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit