Shqiptari dhe greku vrasin të miturin gjerman për një vajzë

Shqiptari dhe greku vrasin të miturin gjerman…

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani, pasi u godit me thikë gjatë një konflikti mes të rinjve.

Sipas “Bild”, viktima, i identifikuar si Brian, u përfshi në një përleshje në qytetin e Marsbergut, ku dyshohet se ishin të pranishëm edhe një shqiptar dhe një grek.

Policia gjermane ka shpallur në kërkim shqiptarin Albin Bejtullahu, 23 vjeç, dhe grekun Alex Olntasi, 22 vjeç, ndërsa ka publikuar edhe fotografitë e tyre, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe ndalimin e tyre.

Sipas të dhënave të publikuara, konflikti dyshohet se nisi për shkak të një vajze, e cila i kishte një prej të rinjve një borxh prej 200 eurosh. Dy të rinjtë dyshohet se i kanë kërkuar paratë dhe kanë ushtruar presion ndaj saj.

Në përpjekje për ta mbrojtur vajzën, në konflikt kanë ndërhyrë 15-vjeçari Brian dhe një shok i tij. Situata ka përshkallëzuar dhe të dy janë sulmuar me thikë.

Brian ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë në fytyrë.

Policia vijon kërkimet për dy të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit