Një video ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ngre shqetësimin për një situatë të pazakontë të konstatuar në ambientet e kolaudimit të makinave në Fushë-Prezë.
Në pamje duket se uji që duhet të shkarkohet nga tualeti nuk përfundon aty ku duhet, por del përmes çarjeve të strukturës, duke krijuar një “shatërvan” të improvizuar në ambientet e kolaudimit.
Një tjetër rast “Made in Albania”, ndërsa pamjet tregojnë qartë problemin me sistemin e shkarkimit.
Një situatë që ngre pikëpyetje për kushtet dhe mirëmbajtjen e ambienteve ku qytetarët shkojnë çdo ditë për të kryer kolaudimin e automjeteve.