Rama i jep duart zares së Agasit: Sapo të kthehem do e shkarkoj, të përballet vetë me SPAK

Rama i jep duart zares së Agasit:…

Mrekullitë e drejtësisë së re vazhdojnë të na dhurojnë perlë pas perle! Drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, personi që supozohej të dinte sekretet e të gjithëve, përfundoi vetë nën “arrest shtëpie” me urdhër të SPAK-ut. Siç duket, inteligjenca informuese paska patur një rrjedhje të vogël informacioni nëpër gishtat e vet.

Pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit, Kryeministri Edi Rama, nga distanca strategjike e Uashingtonit, nuk ngurroi të kapte tastierën e rrjetit social X për të na dhuruar leksionin e radhës mbi reformën: “Lirim i menjëhershëm nga detyra!”

Më tej, në stilin e tij unik moralizues, kreu i qeverisë na kujtoi se, përtej “respektit” për Vlorën, rruga e tij është ajo e pashmangshmja,  rruga e barazisë para ligjit. Se si ka mundësi që “rruga pa kthim” e çon pothuajse çdo bashkëpunëtor të tij direkt te dera e SPAK-ut, kjo mbetet një nga ato enigmat e mëdha që as vetë SHISH-i nuk i zbërthen dot.

Tani, hapi tjetër i radhës është tepër institucional: Sapo të zbresë nga avioni në Tiranë, Kryeministri do të ulet me Presidentin për të gjetur një tjetër emër për karrigen e nxehtë të SHISH-it.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit