Lëvizjet e fshehta të ish-shefes së SHISH-it: Si u dorëzua Vlora Hyseni te autoritetet në Morinë

Lëvizjet e fshehta të ish-shefes së SHISH-it:…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mënyra se si ish-kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, mbërriti në pikën kufitare të Morinës dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare.

Hyseni ka mbërritur në kufi rreth orës 19:00. Sipas verifikimeve zyrtare, pas përfundimit të një vizite në Baku të Azerbajxhanit, ajo ishte kthyer në Kosovë dhe gjatë ditës ndodhej në Prishtinë, pa njoftuar paraprakisht autoritetet për lëvizjet e saj.

Pasi ka mësuar se pala shqiptare i kish kërkuar ndihmë autoriteteve të Kosovës për të verifikuar vendndodhjen e saj, Hyseni ka kontaktuar vetë me zyrtarët kosovarë duke kërkuar që ta eskortonin drejt kufirit. Autoritetet e Kosovës e kanë shoqëruar atë deri në pikën e Morinës, ku më pas është marrë në dorëzim nga policia shqiptare.

Pas mbërritjes në Shqipëri, procedurat po vijojnë sipas udhëzimeve ligjore. Hyseni pritet të dërgohet në banesën e saj ku do t’i komunikohet masa e sigurisë, ndërsa brenda 48 orëve do të zhvillohet seanca gjyqësore ku organet e akuzës do të paraqesin provat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit