Zjarri në Gjirin e Lalëzit shuhet pas mesnate, vijon vatra në pyllin e Bizës

Zjarri në Gjirin e Lalëzit shuhet pas…

Zjarri masiv që përfshiu gjatë mbrëmjes së të martës zonën e Gjirit të Lalëzit u arrit të vihej nën kontroll pak pas mesnate, rreth orës 02:00 të mëngjesit. Forcat zjarrfikëse qëndruan në terren për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

Gjatë ndërhyrjes, zjarrfikësit luftuan me flakët pranë një kompleksi turistik, ku u bë edhe evakuimi i pushuesve për arsye sigurie. Ndërhyrja u krye gjithashtu pranë një banese, ndërsa raportohet se zjarri nuk ka prekur asnjë banesë.

Ndërkohë, vijon të mbetet aktive një vatër zjarri në pyllin e Bizës. Terreni i vështirë dhe dendësia e bimësisë e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave tokësore, ndërsa pritet mbështetja e mjeteve ajrore për shuarjen e flakëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit