Ra nga ballkoni i hotelit në Golem, turisti belg shef i njohur kuzhine

Ra nga ballkoni i hotelit në Golem,…

Është identifikuar turisti që humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Golem, pasi ra nga ballkoni i katit të pestë të hotelit ku po qëndronte. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Bertrand Thiébaut, një shef i njohur kuzhine nga Tournai, Belgjikë.

Thiébaut ndodhej në Shqipëri për pushime, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në një prej zonave turistike të bregdetit të Adriatikut, rreth 50 kilometra larg Tiranës.

48-vjeçari ishte një emër i njohur në skenën gastronomike të Tournai. Gjatë viteve të fundit, së bashku me dy ortakët e tij, ai kishte drejtuar restorantin “Les Tontons Trinqueurs”, duke i dhënë lokalit një profil të veçantë dhe duke u fokusuar te produktet cilësore të zonës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është pritur me dhimbje në qytetin e Tournai, ku Thiébaut njihej jo vetëm për pasionin dhe talentin në kuzhinë, por edhe për karakterin e tij të gëzueshëm dhe marrëdhëniet e mira me njerëzit që e rrethonin.

Bertrand Thiébaut ishte bashkëshorti i Audrey Ronlez, kryeredaktore e edicionit të Wallonie Picarde të gazetës belge “L’Avenir”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit