Nga Ministria e së Vërtetës.
Në Ministrinë e së Vërtetës ka mbërritur një mesazh nga një qytetare. Një fallxhore nga Fieri na ka rrëfyer se çfarë ka parë në të ardhmen tonë.
Për të rinjtë që sot kanë pranuar të udhëhiqen nga ai i gjati dhe kabineti i tij me kloun qesharak, ku ajka mbetet Zegjineja, pritet një e ardhme e zymtë.
Fallxhorja e Fierit parashikon që në vitin 2025, prindërit do të jenë zero me xhufka përpara fëmijëve të tyre. Hija e tyre prindërore nuk do të ekzistojë.
“Fëmijët do t’ua presin shkurt prindërve kur t’u japin këshilla. “Ty të ka udhëhequr Zegjineja, mos më jep mend mua,”-kjo do të jetë ajo çfarë fëmijët do t’u thonë prindërve të vitit 2052”, shprehet fallxhorja.
Një shuplakë e merituar për ne rininë që sot pranojmë të shohim çdo të enjte shfaqje humoristike nga Zegjineja dhe t’i japim asaj një rrogë që të tallet me ne si popull.
Me Zegjinenë në parlament edhe fëmijët tanë do të na tallin.