“Do përfundojmë keq shpirt”/ Vlora dhe Gysi më shumë se kolegë?

“Do përfundojmë keq shpirt”/ Vlora dhe Gysi…

Vlora Hyseni u mor në pyetje më 18 shtator nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e saj ndodhej prej rreth pesë ditësh në pritje të vendimit të Gjykatës së Posaçme. Hyseni ka pranuar se ka pasur kontakte me Ergys Agasin gjatë kohës që ai ishte në kërkim, por ka mohuar se e ka takuar fizikisht. Sipas versionit të saj, komunikimet kanë qenë të natyrës profesionale, të ngjashme me kontaktet që ajo pretendon se ka pasur me persona të tjerë në kuadër të detyrës së saj në SHISH.

SPAK-u dyshon për një marrëdhënie më të afërt mes Hysenit dhe Agasit. Në automjetin e Agasit, të sekuestruar në “Equos Resort”, sipas burimeve të cituara në artikull, janë gjetur materiale që dyshohet se i përkasin SHISH-it. Në dosjen hetimore sipas SYRI, përmenden gjithashtu fragmente komunikimesh si “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi tek halli jot” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”, të cilat hetuesit i konsiderojnë me interes për të përcaktuar natyrën e raportit mes tyre.

Një tjetër element i hetimit lidhet me periudhën kur Agasi ishte në kërkim për dosjen e AKSHI-t. Sipas SPAK-ut, ai ka qëndruar për një pjesë të kësaj kohe pranë vilave qeveritare në Durrës dhe dyshohet se është ndihmuar për t’iu shmangur arrestimit. Burimet pretendojnë se SPAK disponon edhe pamje filmike të takimeve mes tyre, të cilat, sipas organit të hetimit, bien ndesh me deklarimin e Hysenit se kontaktet kanë qenë vetëm telefonike.

Ndërkohë, në dosje përmendet edhe menaxheri i “Kodrës së Kuajve”, Embro Sulejmani, i cili sipas SPAK-ut i ka siguruar Agasit ushqime dhe sende të tjera të nevojshme, pavarësisht se ishte në dijeni se ai ishte person në kërkim. Megjithatë, deri në këtë fazë, sipas informacionit të publikuar, nuk është konfirmuar se Hyseni i ka vënë Agasit në dispozicion mjete, pajisje apo materiale të SHISH-it. Të gjitha këto mbeten pjesë e pretendimeve dhe provave që po vlerësohen në kuadër të hetimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit