Fuoristrada përfundon në humnerë në aksin Bulqizë-Luçan, humb jetë shoferi

Fuoristrada përfundon në humnerë në aksin Bulqizë-Luçan,…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Luçan, në territorin e Njësisë Administrative Martanesh.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Nga informacionet e para dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për nxjerrjen e personit nga automjeti, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Aksi Bulqizë-Luçan përdoret edhe nga minatorët për të lëvizur drejt galerive të minierave në këtë zonë.

Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në lidhje me ngjarjen dhe identitetin e viktimës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit