Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Babicë së Madhe në Vlorë, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e thatë, ndërsa rreziku është afruar edhe pranë banesave.
Banorët janë detyruar të dalin vetë në terren dhe të ndërhyjnë me mjete rrethanore e shkopinj, në përpjekje për të ndalur përhapjen e flakëve.
Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Shkaqet e rënies së flakëve ende nuk dihen.
Situata mbetet shqetësuese, ndërsa çdo përhapje e mëtejshme e flakëve mund të rrezikojë banesat dhe zonën përreth.