Protestuesja i zë pritë Zegjinesë dhe i këndon këngën

Protestuesja i zë pritë Zegjinesë dhe i…

Aktivistja Arvina Lleshi i ka zënë pritë jashtë zyrave të Kuvendit deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, duke i kënduar vargjet e bëra nga protestuesit: “Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!”.

Gjatë përballjes së publikuar në mediat sociale, Çaushi e ka akuzuar Lleshin se po ul figurën e femrës dhe e ka pyetur se kush e paguan, ndërsa aktivistja i është përgjigjur se përfaqëson veten dhe se përgjegjësinë për uljen e figurës e mbajnë përfaqësuesit e shumicës parlamentare.

Zbardhja e plotë e debatit:

  • Arvina Lleshi: Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!’.

  • Zegjine Çaushi: Po si nuk të vjen zor?!

  • Arvina Lleshi: Fare s’më vjen!

  • Zegjine Çaushi: Si s’ke turp?!

  • Arvina Lleshi: As nuk më vjen zor fare!

  • Zegjine Çaushi: Je femër moj! Një femër ndjek nga mbrapa një femër.

  • Arvina Lleshi: Nuk të ndoqa mbrapa, më dole para.

  • Zegjine Çaushi: Ke 20 sekonda që po pret.

  • Arvina Lleshi: Absolutisht jo!

  • Zegjine Çaushi: Turp të të vijë!

  • Arvina Lleshi: Turp të të vijë ty që je bashkuar me një qeveri kriminale. Turp të të vijë ty që nuk përfaqëson interesat e popullit.

  • Zegjine Çaushi: Moj, kë përfaqëson ti?!

  • Arvina Lleshi: Unë përfaqësoj vetëm veten time.

  • Zegjine Çaushi: Sa të paguajnë?

  • Arvina Lleshi: Askush nuk më paguan.

  • Zegjine Çaushi: Si s’të vjen zor moj?! Kap njerëzit rrugës.

  • Arvina Lleshi: Po të kap si deputete.

  • Zegjine Çaushi: Je femër dhe po ul figurën e një femre. Turp të të vijë!

  • Arvina Lleshi: Figurën e femrës e keni ulur ju që jeni përfaqësimi më i keq i një populli. Turp t’ju vijë!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit