Vrasësi i 49-vjeçarit: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën!

Vrasësi i 49-vjeçarit: Debatuam në lokal, shkova…

Toni Nake, autori i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, është marrë në pyetje nga grupi hetimor për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë. Sipas dëshmisë së tij, Nake ndodhej në të njëjtin lokal me Carën, por në tavolina të ndryshme. Konflikti dyshohet se nisi pas një debati verbal, i cili më pas përshkallëzoi në dhunë.

Sipas deklarimeve të 50-vjeçarit, pas përplasjes me fjalë ai është larguar drejt banesës së tij, ku ka marrë një thikë dhe është kthyer në lokal. Më pas, ka goditur disa herë me thikë Kreshnik Carën në pjesën e barkut. Në momentin e ngjarjes, 49-vjeçari ishte ulur në tavolinë me një mikun e tij. Pavarësisht dëshmisë së të dyshuarit, hetuesit po verifikojnë të gjitha rrethanat dhe dinamikën e konfliktit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Toni Nake njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe se gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarime jo të qëndrueshme. Ai ka pretenduar gjithashtu se ishte bullizuar shpesh. Hetuesit po punojnë për të sqaruar motivin e vrasjes, duke verifikuar dëshminë e Nakes, dëshmitarët dhe provat e mbledhura në vendngjarje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit