Një person është paraqitur i plagosur mesditën e sotme në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, personi ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe, pas ndihmës së parë mjekësore, është vendosur të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Për momentin mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe mënyra se si ka ndodhur plagosja. Pritet që Policia të japë detaje zyrtare për të zbardhur atë që ka ndodhur dhe shkaqet e dëmtimit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”