Policet u vërsulen vajzave, kap e tërhiq njëra-tjetrën në rrugë

Policet u vërsulen vajzave, kap e tërhiq…

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një tjetër video nga protesta para Kuvendit, ku këtë herë në skenë shfaqen efektivet femra të Policisë.

Në pamje, efektivet shihen duke kapur dhe tërhequr disa prej vajzave që ndodheshin në rrugë, në përpjekje për t’i shoqëruar. Një “përballje” që duket se nuk u kursen as vajzat, me kapje nga njëra anë, tërheqje nga ana tjetër dhe tension që rritet mes palëve.

Pamjet janë filmuar nga qytetarë të pranishëm në protestë dhe kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke dokumentuar një tjetër moment të përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë.

Në një protestë ku duhej të dëgjoheshin zërat dhe kërkesat e qytetarëve, rruga është kthyer në një skenë ku kapja dhe tërheqja duket se janë bërë pjesë e “dialogut”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit