Berisha pyet ministren Ismaili: Mos ke kaluar nga zyra Gysit për t’u bërë deputete?

Berisha pyet ministren Ismaili: Mos ke kaluar…

Debati për çështjen e SHISH ka tensionuar seancën plenare në Kuvend, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, është përplasur me ministren Erjona Ismaili.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ngritur akuza lidhur me marrëdhëniet e ministres me biznesmenin Ergys Agasi, duke e pyetur publikisht nëse ajo kishte kaluar më herët nga zyra e tij dhe nëse kjo kishte ndikuar në ngjitjen e saj politike.

“Për ju kam vetëm një pyetje: keni kaluar ju, zonjë, nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer për t’u ngjitur në detyrë si deputete?”, deklaroi Berisha.

Pas kësaj deklarate, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën.

Më herët, Berisha e kishte lidhur debatin me hetimet për SHISH dhe informacionet sensitive që, sipas tij, kanë përfunduar në duar të personave të paautorizuar. Ai kërkoi gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën si një nga rastet më të rënda të diskutuara në Kuvend.

Deklaratat e Berishës sollën tension në sallë, ndërsa çështja e komunikimeve dhe marrëdhënieve të pretenduara mes zyrtarëve dhe Ergys Agasit vijon të jetë në qendër të debatit politik dhe hetimeve të SPAK.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit