Kujdes në Qafë Thanë! Raportohet për vaj në kthesa, rrezik për aksidente

Kujdes në Qafë Thanë! Raportohet për vaj…

Një situatë e rrezikshme raportohet në aksin e Qafë Thanës në drejtim të Tiranës.

Në disa pjesë të rrugës, veçanërisht në kthesa, ka prani të konsiderueshme vaji në asfalt, duke e bërë qarkullimin të rrezikshëm për automjetet.

Sipas raportimeve të qytetarëve, vaji është i pranishëm përgjatë disa segmenteve të rrugës dhe paraqet rrezik të shtuar për rrëshqitje dhe humbje të kontrollit të automjetit.

Një prej qytetarëve që ka raportuar situatën ka dërguar edhe dy video nga vendi i ngjarjes, duke kërkuar që drejtuesit e tjerë të informohen dhe të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë aks.

“Mirë që u shmangëm, se desh i ramë mureve”, shprehet qytetari, duke treguar se situata ka qenë e rrezikshme për të dhe personat që udhëtonin me të.

Ata u bëjnë apel drejtuesve të tjerë të mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të ulin shpejtësinë, të tregojnë kujdes maksimal në kthesa dhe të shmangin manovrat e menjëhershme, deri në pastrimin dhe sigurimin e rrugës.

Denoncimi 1:

Persh JOQ ..Ju lutem postojini pak kto 2 vidio .ndodhemi ne Qafthan ne zbritje sot dt 27 sht..  dhe prezenc vaji me shumic neper kthesa ..ju lutem postojeni qe ta shikojn dhe shiferat tjerat sepse jeni e vetmja faqe qe na ndihmoni ne cdo rast

Denoncimi 2:

Lajmeroni se ne zbritje te qaf thanes per te ardhur ne tirane esht derdhur vaj dhe rrezikohet jeta e shoferve . mir qe u shmangem se desh i ram mureve te kujdesen njerzit icik

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit