“Krimi ka kokë”, mesazhi që protestuesit i lanë Ramës para zyrës

“Krimi ka kokë”, mesazhi që protestuesit i…

Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 120-të, ndërsa marshimi i mbrëmjes së sotme në Tiranë u shoqërua me një mesazh të shkruar në asfalt.

Pak metra larg nisjes së tubimit, protestuesit kanë vendosur në mes të bulevardit shkrimin “Krimi ka kokë”, duke e kthyer atë në një nga mesazhet kryesore të protestës së sotme.

Marshimi nisi pranë Kryeministrisë dhe vijoi në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Pjesëmarrësit u shfaqën me flamuj, pankarta dhe flakadanë, ndërsa gjatë lëvizjes në rrugët e Tiranës u dëgjuan vazhdimisht thirrje kundër qeverisë.

Në fokusin e protestuesve ishin edhe zhvillimet e fundit që lidhen me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Ajo është përfshirë në një hetim të SPAK-ut, ndërsa prokuroria ka bërë të ditur dyshimet që lidhen me favorizim dhe ndihmë të pretenduar ndaj biznesmenit Ergys Agasi.

Protestuesit e kanë vendosur këtë zhvillim në të njëjtin kontekst me deklaratat e kryeministrit Edi Rama pas kthimit nga SHBA. Në Rinas, Rama u ndal te çështja e ish-kreut të SHISH-it dhe komentoi zhvillimet e fundit, duke mbrojtur qëndrimin e tij për këtë rast.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit