Për herë të parë, sinjale radioje nga një planet 63 vite dritë larg Tokës

Për herë të parë, sinjale radioje nga…

Shkencëtarët kanë kapur sinjale radio që vijnë nga një planet jashtë sistemit tonë diellor, rreth 63 vite dritë larg Tokës. Sinjalet janë regjistruar nga instrumente në Tokë dhe, për herë të parë, studiuesit kanë arritur të përcaktojnë me saktësi origjinën e tyre. Bëhet fjalë për planetin gjigant Beta Pictoris b, i cili është rreth 10 herë më i madh se Jupiteri.

Sipas studimit të realizuar nga Qendra për Astrofizikën Harvard-Smithsonian, sinjalet nuk kanë ardhur nga ndonjë qytetërim alien. Ato lidhen me aurorat, të ngjashme me dritat polare në Tokë, që krijohen në atmosferën e planetit. Beta Pictoris b ka një fushë magnetike jashtëzakonisht të fuqishme, mijëra herë më të fortë se ajo e Tokës, ndërsa planeti rrotullohet shumë shpejt rreth vetes, duke kryer një rrotullim të plotë në vetëm 9-10 orë.

Vëzhgimet treguan impulse radio të shkurtra dhe të përsëritura, me valë të polarizuara në mënyrë rrethore. Studiuesit besojnë se këto sinjale lidhen me ndërveprimin mes fushës magnetike të planetit dhe grimcave që vijnë nga ylli i tij. Studimi është publikuar në një platformë shkencore për punime që ende presin vlerësimin dhe miratimin përfundimtar nga komuniteti shkencor.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit