SPAR Albania shënon këtë vit 10-vjetorin e aktivitetit në tregun shqiptar, duke mbyllur një dekadë të karakterizuar nga zgjerimi i vazhdueshëm, investimet dhe një fokus i fortë te nevojat e konsumatorëve.
Që prej hyrjes në treg në vitin 2016, SPAR Albania është shndërruar në një nga rrjetet më të mëdha të tregtisë ushqimore në vend. Sot, kompania numëron 124 dyqane në të gjithë Shqipërinë, prej të cilave 118 supermarkete SPAR dhe 6 hipermarkete INTERSPAR, me një sipërfaqe totale shitjeje prej rreth 47,500 m².
Viti 2026 ka qenë një nga periudhat më të rëndësishme të zgjerimit për kompaninë. Gjatë këtij viti janë shtuar 24 pika të reja, përfshirë integrimin e 16 dyqaneve të rrjetit ECO dhe blerjen e aseteve të 6 marketeve KMY. Po ashtu, është inauguruar INTERSPAR Qerret, një hapësirë prej 4,500 m² që synon të sjellë një eksperiencë moderne blerjeje për konsumatorët.
Përtej zgjerimit të rrjetit, SPAR Albania ka vijuar investimet në modernizimin e dyqaneve, teknologji, kategoritë e produkteve të freskëta dhe zgjerimin e gamës së produkteve, duke synuar më shumë cilësi, zgjedhje dhe vlerë për klientët.
Një vend të rëndësishëm në këtë dekadë zë edhe angazhimi social. Në 9 vite partneritet me World Vision Albania, mbi 100 familje nga 19 bashki janë mbështetur me 18.5 tonë ushqime. Ndërkohë, përmes programit “Ndiz një shpresë”, mbi 200 fëmijë me aftësi të kufizuara nga 7 bashki kanë përfituar mijëra seanca terapie zhvillimi, fizioterapie dhe logopedie.
Në kuadër të 10-vjetorit, ky angazhim merr një tjetër dimension. SPAR Albania do të kontribuojë me 100.000.000 lekë, në bashkëpunim me World Vision Albania, për mbështetjen e familjeve në nevojë në Shqipëri.
Gjatë vitit jubilar, SPAR Albania do ta shoqërojë këtë përvjetor me fushata kombëtare, oferta dhe aktivitete të dedikuara për klientët, duke e kthyer 10-vjetorin në një moment festimi së bashku me konsumatorët, punonjësit, furnitorët dhe partnerët.
Duke nisur dekadën e dytë, kompania synon të vijojë zgjerimin e rrjetit SPAR dhe INTERSPAR në të gjithë vendin, duke ruajtur fokusin te cilësia, freskia, shërbimi dhe një eksperiencë sa më moderne për konsumatorët shqiptarë.