Autoritetet franceze dënuan me nga një vit burg dy të rinj shqiptarë. Ata kishin lënë punën si kamerierë në Shqipëri për t’u marrë me shitjen e drogës në Francë. Në Shqipëri paguheshin rreth 450 euro në muaj, ndërsa shpresonin të fitonin shumë më tepër jashtë vendit. Njëri prej tyre deklaroi se e la punën për të ndihmuar më shumë familjen me të ardhurat e reja.
Të rinjtë u zbuluan gjatë një kontrolli të automjetit të tyre. Më pas, gjatë kontrollit të banesës që kishin marrë me qira përmes Airbnb, u gjetën disa gramë kanabis dhe 3.600 euro. Prokurorja vlerësoi se ata ishin tunduar nga fitimi i shpejtë. Sipas saj, ata nuk u shqetësuan për pasojat shëndetësore që veprimtaria e tyre mund të kishte mbi përdoruesit lokalë të drogës.
Prokurorja kërkoi tetë muaj burg për secilin prej të akuzuarve. Ata u mbrojtën nga avokatet e tyre gjatë procesit gjyqësor. Në fund, gjykata i dënoi me nga një vit burg dhe nga 1.000 euro gjobë. Atyre i’u vendos gjithashtu ndalim i përhershëm i hyrjes në territorin francez.