Bajram Begaj noterizon shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Bajram Begaj noterizon shkarkimin e Vlora Hysenit…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Vendimi është marrë me propozim të Kryeministrit dhe në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, pika 2 të ligjit për SHISH.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se kreu i shtetit “dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”.

Shkarkimi vjen pas zhvillimeve të fundit rreth Hysenit, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës në kuadër të një hetimi.

Vlora Hyseni mori drejtimin e SHISH në vitin 2023, pasi emri i saj u propozua nga Kryeministri dhe u dekretua nga Presidenti Begaj. Ajo kishte shërbyer më herët në strukturat e inteligjencës së Kosovës.

Me dekretin e firmosur nga Presidenti Begaj, përfundon zyrtarisht drejtimi i saj në krye të institucionit më të lartë të inteligjencës në vend.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit