Pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2013, disa prej emrave më të njohur të biznesit shqiptar kanë parë zgjerim të aktivitetit të tyre në sektorë të ndryshëm, nga tregtia dhe ndërtimi, te infrastruktura, bankat, media dhe industria ushqimore.
Krahas rritjes së kompanive, disa prej këtyre emrave janë bërë pjesë e debatit publik për shkak të marrëdhënieve me politikën, kontratave publike, investimeve strategjike apo afërsive të përfolura me figura politike.
Nga ndërtimi, infrastruktura, media, bankat, tregtia dhe industria ushqimore, këta janë disa prej biznesmenëve që janë përfolur për afërsi me pushtetin socialist.
Vullnet Sinaj – Big Market
Pas vitit 2013 rrjeti “Big Market” u zgjerua ndjeshëm me pika të reja në qytete të ndryshme. Sinaj hyri në politikë si deputet i Partisë Socialiste.
Arbër Abazi – Alko Imp. Gen. Construction
Pas vitit 2013 aktiviteti i kompanisë u rrit në tregun e infrastrukturës, duke fituar në shumë tendera dhe projekte publike. Njihet si nipi i Sadri Abazit dhe ka lidhje familjare me Belinda Ballukun.
Emiriana Sako – Mektrin Motors
Pas vitit 2013 kompania ka përfituar kontrata publike me vlerë miliona euro pas rritjes së profilit politik të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.
“Mektrin Motors” u themelua nga Landi Shahini, bashkëshorti i Sakos.
Artan Dulaku – Media / Pasuri të paluajtshme
Pas vitit 2013 vijoi aktivitetin në media përmes Vizion Plus dhe Tring. Ka pasur zhvillime edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Është përfshirë në debate për marrëdhëniet mes medias dhe politikës.
Andi Ballta – ABI Bank
E njohur si “banka e afërt me PS-në”, ABI Bank u zgjerua fuqishëm pas vitit 2013.
Nën drejtimin e Andi Balltës, banka është përmendur se kontrollon mijëra metra2 tokë në zonat strategjike Poro & Zvërnec.
Bashkim Ulaj – Gener 2
Pas vitit 2013 kompania u bë pjesë e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.
Mori pjesë në kontrata dhe investime të mëdha. Është përmendur nga media si një biznesmen me ndikim pranë qeverisë.
Pëllumb Salillari – Ndërtim / rrugë
Pas vitit 2013 aktivitet i madh në projekte infrastrukturore.
Ka qenë pjesë e projekteve të mëdha rrugore. Përfitues i madh në tenderat publikë të investimeve shtetërore.
Paqësor Buzi – Ndërtim, punë publike
Pas vitit 2013, ndonëse shumë pak i përmendur publikisht, është njëri nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të dhëna nga shteti shqiptar.
Gjergj Luca – Rozafa
Pas vitit 2013 grupi i tij u zgjerua me investime në përpunimin ushqimor dhe agrobiznes.
Përmendet për deklaratat politike dhe marrëdhëniet shumë të afërta me qeverinë.
Artan Gaçi – Ish-deputet / Investime private
Pas vitit 2013 emri i tij u bë më i ekspozuar publikisht për shkak të lidhjes familjare me politikën.
Rasti është diskutuar në debate mbi konfliktin e mundshëm të interesit në investimet strategjike.