Gys Agasi në burg, infermieri Valer Kolnikaj jep dorëheqjen nga IEVP Reç

Gys Agasi në burg, infermieri Valer Kolnikaj…

Mjeku i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Reç, Valer Kolnikaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas rreth 6-7 vitesh shërbim në këtë institucion.

Vendimi i tij vjen në një kohë kur Ergys Agasi ndodhet në burg pas skandalit me drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni. Sipas burimeve, Kolnikaj ka paraqitur dorëheqjen disa ditë më parë, ndërsa vendimi i tij vjen në një periudhë kur janë raportuar disa mosmarrëveshje gjatë ushtrimit të detyrës.

Burimet bëjnë me dije se gjatë periudhës së fundit janë shfaqur problematika lidhur me administrimin dhe funksionimin e shërbimit shëndetësor në burgun e Reçit. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto problematika kanë qenë shkaku i drejtpërdrejtë i dorëheqjes. Zyrtarisht, si motiv për largimin nga detyra janë deklaruar arsyet familjare, por kjo mbetet për t’u verifikuar.

Valer Kolnikaj ushtronte detyrën e mjekut të përgjithshëm në burgun e Reçit, ku ofronte shërbim shëndetësor për rreth 700-800 të burgosur, përfshirë edhe persona në paraburgim. Largimi i tij pritet të pasohet nga procedurat për sigurimin e shërbimit mjekësor në institucion.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit