Vogëlushi nis të qajë pasi e largojnë, Pedri kthehet dhe i jep bluzen

Vogëlushi nis të qajë pasi e largojnë,…

Një moment i veçantë është regjistruar pas ndeshjes Spanjë–Kroaci, të luajtur në stadiumin “Ramón Sánchez-Pizjuán” në Sevilje.

Një fëmijë tentoi t’i afrohej Pedrit për t’i kërkuar fanellën, por sigurimi ndërhyri dhe e largoi nga zona. I dëshpëruar, vogëlushi nisi të qante.

Por Pedri e dëgjoi dhe vendosi të mos e linte me aq. Futbollisti u kthye dhe i dhuroi fanellën e tij, duke i dhuruar vogëlushit një nga ato momente që me shumë gjasë do ta kujtojë gjatë gjithë jetës.

Një gjest i vogël nga Pedri, por një kujtim i madh për një tifoz të vogël.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit