Flakët përpijnë pikën e skrapit, zjarrfikësja pa ujë bllokohet në baltë

Flakët përpijnë pikën e skrapit, zjarrfikësja pa…

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pikë për grumbullimin dhe përpunimin e hekurit në zonën e Flakës, ndërsa situata vijon të paraqitet problematike.

Flakët kanë përfshirë ambientet e subjektit, ndërsa raportohet edhe për shpërthime brenda fabrikës. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është vështirësuar. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një prej mjeteve zjarrfikëse ka mbetur në një gropë balte, ndërsa raportohet edhe për probleme me presionin e ujit, duke e bërë më të vështirë përballimin e flakëve.

Në zonën përreth ndodhen edhe disa subjekte të tjera, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e objekteve përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen, ndërsa situata mbetet në zhvillim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit