Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë-Krujë, raportohet për dy viktima

Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë-Krujë, raportohet…

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin viktimat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me forcë të madhe pas trafikndarëses së rrugës. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke i shkaktuar mjetit dëmtime të rënda materiale dhe duke bërë që dy pasagjerët të ndërrojnë jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet të hedh dritë më tepër mbi rrethanat e aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit