Shqiponja U Hoq nga Korabi 2 Ditë Më Vonë, në Vend të Saj Shfaqet Flamuri Maqedonas

Shqiponja U Hoq nga Korabi 2 Ditë…

Teksa alpinistët shqiptarë kishin kurorëzuar Majën e Korabit me simbolin tonë kuqezi, duket se dikush nuk e ka përtypur dot madhështinë e shqiponjës dykrenare. Vetëm dy ditë më vonë, më 29.09.2026, simboli ynë është zhdukur nga piramida metalike, për t’i lënë vendin flamurit maqedonas.

E gjithë kjo shfaqje e mjerueshme vuloset me krenari false nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili nuk ka ngurruar të bëjë “burrin e malit” në rrjetet sociale, duke postuar foton me flamurin e tij dhe mbishkrimin: “Korab, Macedonia, our pride”.

Kur fqinjët merren me heqjen e simboleve tona për të ushqyer komplekset e tyre ballkanike, lind pyetja e madhe për diplomacinë tonë: Z. Hoxha, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, çfarë hapash do të ndërmarrë Shqipëria lidhur me këtë akt vandalizmi kaq flagrant?
A ka kërkuar Ministria e Jashtme sqarime zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, apo do të vazhdojmë të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë, duke fjetur mbi suksese imagjinare, ndërkohë që simbolet tona shkelen në majat tona?

Flisni, se heshtja juaj po bëhet më e lartë se vetë Korabi!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit