Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë vijon të jetë aktiv, por me intensitet më të ulët krahasuar me mbrëmjen e së enjtes. Gjatë ditës së sotme pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, vatra e zjarrit në Gramëz të Krujës, e cila u afrua deri në aksin Thumanë raportuar edhe në Galush dhe Gjevurë të Peqinit, pranë venddepozitimeve të mbetjeve të bashkive Bulqizë dhe Klos, si dhe në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë në Fier. Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet për izolimin e vatrave dhe par-Kashar, është shuar plotësisht.
Mbrëmja e së enjtes ishte e vështirë për banorët e fshatit Piraj në Lezhë, ku flakët u përhapën me shpejtësi. Pas rreth pesë orësh përpjekje, zjarri u vu nën kontroll. Nga flakët u shkrumbuan dy banesa të braktisura dhe një kasolle bagëtish, ndërsa u dëmtuan sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe linja hekurudhore.
Vatra zjarri janë raportuar edhe në Galush dhe Gjevurë të Peqinit, pranë venddepozitimeve të mbetjeve të bashkive Bulqizë dhe Klos, si dhe në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë në Fier. Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.